DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Talent

Vetëm 8-vjeç, vajza e Beyonce-s dhe Jay Z nominohet për Grammy

Shpërndaje

Edhe pse vetëm 8 vjeç Blue Ivy Carter është nominuar  për çmimet Grammy. CNN shkruan se vajza e Beyonce dhe Jay Z është nominuar për videon “Brown Skin Girl”.

Kur nominimet për Grammy 2021 u njoftuan për herë të parë në nëntor, ato renditën vetëm Beyoncen si të nominuarën kryesore në kategorinë e videos më të mirë. Së fundmi, Akademia e regjistrimit përditësoi nominimin duke përfshirë dhe Blue Ivy.

“Brown Skin Girl” është një himn i pozitivitetit, që flet për bukurinë e vajzave me ngjyrë ku përfshihen gjithashtu Naomi Campbell dhe Kelly Rowland.

Nominimi do të thotë që Blue, e cila do të bëjë 9 vjeç në janar, do të jetë një nga të nominuarit më të rinj në histori, sipas Billboard.

Çmimet e 63-të Grammy do të zhvillohen më 31 janar 2021.

Kjo nuk është hera e parë që Blue nominohet në një kompeticion të përmasave të tilla. Ajo fitoi çmimin e saj të parë BET në qershor për “Brown Skin Girl”.

Nga ana tjetër Beyoncé, e cila fitoi nëntë nominime për Grammy këtë vit, është nominuar për filmin më të mirë muzikor për “Black Is King”.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *