DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

Vetitë e dobishme të avokados për organizmin

Shpërndaje

Avokado është një burim special i karotenit, me veti të jashtëzakonshme në shëndetin e njeriut. Shkencëtarët kanë zbuluar që avokado përmban të paktën 11 vitamina dhe 17 minerale duke e cilësuar atë si frutin më plotësues të nevojave ushqimore të njeriut.

Megjithëse është një fryt i yndyrshëm, këto të fundit janë yndyrna të mira, pasi avokado përmban dhe acidin oleik që është gjithashtu i pranishëm në vajin e ullirit, por gjithashtu edhe acidet omega 3 të cilat janë anti-inflamatore të shkëlqyera. Ajo gjithashtu përmban fibra të dobishme për rregullimin e zorrëve, minerale të tilla si kalium dhe vitamina B.

Për ata që vuajnë nga kolesteroli i lartë LDL, konsumi i avokados është shumë i rekomanduar sepse përmban një fitosterol, i cili mund të ulë nivelin e yndyrës në gjak.

Përveç kësaj ka përfitime të tjera të tilla si parandalimin e Alzheimer, favorizon shërimin nga depresioni dhe është mjaft e mirë për trajtimin e flokëve shumë të thatë. Po ashtu për të gjithë ata që kërkojnë të bien në peshë, doza cilësore e yndyrave të mira, fibrave dhe mikronutrientëve që merrni nga avokado ndihmon trupin  e tyre të mbajë nivele adekuate të hormoneve që lejojnë humbjen e masës së yndyrës.

Si mund ta konsumoni dhe ruani avokadon?

Avokado mund të haet ashtu siç është ose edhe e pjekur. Avokadon është më së miri ta përdorni menjëherë, mirëpo nëse e përdorni vetëm gjysmën e avokados, mos ia nxirrni bërthamën nga pjesa tjetër. Spërkateni atë gjysmë avokadoje me lëng limoni dhe mbështilleni me letër kuzhine.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *