DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Victoria Beckham po rikthen kombinimin e këtyre ngjyrave ekstreme. Jeni gati?

Shpërndaje

Me daljen e saj të fundit publike,Victoria Beckham duket se ka rikthyer një kombinim të guximshëm të ngjyrave.

Stilistja e njohur dhe ish -vajza  e talentuar e ‘’Spice’’ doli e veshur në rrugë me një pamje të ndritshme, shumëngjyrëshe – dhe në të njëjtën kohë delikate dhe elegante. Që nga viti 2013, një kombinim të tillë ngjyrash nuk e kishim parë tek Victoria Beckham.

Kombinimi i ngjyrave të forta dhe fosforeshente ishte mjaft në modë në fillim të viteve 2010, kur markat  si Raf Simons, Prada dhe Gucci filluan të shfaqnin në pasarelë koleksionet e tyre ku përziheshin hije si e verdha dhe vjollca së bashku. Vetë Beckham madje eksperimentoi me ngjyrat e guximshme në koleksionet e saj në vjeshtë dhe pranverë 2012-megjithëse në tone më të heshtura. Veshja e pjesëve të ndritshme të Crayola në një veshje të vetme ishte ‘’in’’ në fillim të viteve 2010, por pamja doli jashtë modës pas disa sezonesh. Sidoqoftë, duket se ngadalë po kthehet, siç shihet në pistat e Louis Vuitton, Valentino dhe Bottega këtë sezon . Paraqitja e Beckham gjithashtu duket se është në favor të lëvizjes.

Victoria Beckham po rikthen kombinimin e këtyre ngjyrave ekstreme. Jeni gati? 1Beckham mbante veshur një bluzë të kuqe me pantallona të verdha të ndritshme, të dyja nga koleksionet e saj, ndërsa e kishte kombinuar me një çantë të gjelbër të ndezur të Bottega Veneta. Treshja e ngjyrave kryesore e bëri atë të dukej sikur kishte dalë nga viti 2011, megjithëse përmasat e hijshme të veshjes e tregonin atë moderne njëkohëisht.

Po ju, a jeni gati për kthimin e  këtyre ngjyrave të guximshme?

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *