DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Violinisti i famshëm shqiptar Tedi Papavrami feston ditëlindjen

Shpërndaje

Violinisti i famshëm shqiptar Tedi Papavrami feston sot ditëlindjen e tij të 49-të.

Ndër violinistët më të vlerësuar, Papavrami ka interpretuar në Evropë, Afrikën e Jugut, Turqi, Japoni, Izrael, me orkestra të njohura si: Orchestra di Bologna, Bamberger Symphoniker,etj.

Ka interpretuar nën drejtimin e dirigjentëve të njohur si K.Sanderling, C.Hogëood, A. Pappano, L.Langree, G. Varga, Z.Macal, J.C.Casadesus, etj.

Në vitet 2000-2001 ka interpretuar me Orchestre Philarmonique de Nice, Orquesta Sinfonica de Galica, Orchestre Philarmonique de Liege, etj si dhe ka zhvilluar disa turne në Japoni me “24 capricci” të Paganinit dhe është ndër të paktët violinistë që interpreton integrale.

Papavrami lindi në Tiranë në 1971. Ai u lidh me violinën që në moshën 4-vjeçare. Më pas studioi violinë me të atin, profesorin e njohur Robert Papavrami, i cili do të ndikonte e paracaktonte të ardhmen e tij në art.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *