DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Vitalik Buterin, miliarderi më i ri në botë

Shpërndaje

Edhe pse vetëm 27 vjeç, Vitalik Buterin është shpallur miliarderi më i ri në botë. Ruso-kanadezi është themeluesi i “Ethereum”, kriptomonedhës së dytë më të famshme dhe më të vlefshme.

Buterin ka në pronësinë e tij mbi 330 mijë monedha me “Ether”, me vlerë 1.09 miliardë dollarë. Monedha digjitale, e krijuar në vitin 2012, ka një vlerë tregu prej 376 miliardë dollarësh.

Së fundmi, “Ether” kaloi vlerën e 3 mijë dollarëve për monedhë duke shënuar një rritje me 325% për 4 muajt e parë të vitit 2021.

Më herët, Buterin punonte për “Bitcoin” si bashkë-themelues i saj, ndërsa tashmë është rivali kryesor i kompanisë së madhe të monedhave digjitale.

27-vjeçari miliarder dhuroi së fundmi 600 mijë dollarë për të ndihmuar në luftën kundër Covid-19 në Indi, një nga vendet që po raporton gjithnjë e më shumë një numër të lartë viktimash dhe të prekurish.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *