DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Vizita e William dhe Kate në Skoci: Middleton vishet si Princesha Diana

Shpërndaje

Princi William dhe Kate Middleton po zhvillojnë një vizitë një javore nëpër Skoci. Në axhendën e tyre Duka ka përgjegjësi që të priret si Komisioner i Lartë Lord në Asamblenë e Përgjithshme të Kishës së Skocisë, një titull të cilin Mbretëresha i la trashëgim atij në fillim të këtij viti. Në fotografitë e publikuara shihet se çifti monark ka vizituar disa organizata bamirësie të cilat kanë në fokus të pastrehët, fëmijët dhe ata që vuajnë nga shëndeti mendor. Mediat shkruajnë se në këtë vizitë të veçantë, Duka dhe Dukesha do të bëjnë një ndalesë në Universitetin St. Andrews, ku ata u takuan për herë të parë 20 vjet më parë.

Por ajo që ka rënë në syrin e mediave është edhe veshja e Dukeshës. Kate kishte veshur një veshje krejt të kaltër, praktikisht identike me një nga pamjet e viteve ’90 të Princeshës Diana. Por ndërsa Diana zgjodhi takat e kaltëra, Middleton në vend të kësaj zgjodhi taka ngjyrë kafe që kombinoheshin në mënyrë të përsosur me çantën e saj.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *