DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle Sport & Fitness

Vllaznia-Apolonia për femra, goli i parë në ‘’Air Albania

Shpërndaje

Mbrëmjen e 10 nëntorit u mbyll me sukses sfida mes vajzave të Vllaznisë dhe Apolonisë së Fierit, ndeshje kjo që shërbeu edhe si test për stadiumin ‘’Air Albania’’ që u inaugurua një javë më pas ku Shqipëria u përball me Francën për ndeshjet eliminatore për Euro 2020. Federata pati vendosur që kjo duhet të ishte ndeshja e parë që do të luhej për testimin e stadiumit të ri. Gjithnjë e më tepër po vihet theksi tek futbolli për femra dhe promovimi i këtij futbolli në vendin tonë, për të nxitur gjeneratat e reja të vajzave që ta ushqejnë talentin dhe të punojnë fort për luajtur në mënyrë profesionale.

Vajzave të Vllaznisë iu deshën 78 minuta lojë që të kalojnë në avantazh me anë të Arbiona Bajraktarit. Por vetëm 2 minuta më pas Vllaznia shënoi sërish duke dyfishuar shifrat në 2-0 me anë të një goli të bukur nga Esi Lufo. Topi u godit fillimisht nga Megi Doçit nga afro 35 metra, por u përplas në traversë, teksa do të ishte Lufo ajo që do e shtynte drejt rrjetës nga fare pranë vijës fatale, duke ndryshuar kësisoj edhe  rezultatin.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për kampionatin Shqiptar të futbollit për femra. Ndeshja u mbyll me një festë të vajzave të Vllaznisë. Kjo ndeshje ishte edhe një test i mirëfilltë për impiantin 75 milion eurosh që mesa duket e kaloi me sukses.  Me kërkesë të UEFA-s u shpërndanë 10 mijë bileta për të bërë një testim ashtu siç duhet të impiantit të kryeqytetit.

 

Artikulli i Mëparshëm

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *