DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Von der Layen me superlativa për Dua Lipën: Është unike, ka ndikim global

Shpërndaje

Dua Lipa është shpallur një nga fitueset e Çmimeve të Lidershipit për vitin 2021 nga Këshilli Atlatanik.

Ylli 26-vjeçar i muzikës pop tërhoqi çmimin në një event gala në në Uashington,DC mbremjen e shkuar.

Ky çmim i jepet asaj jo vetëm për kontributin e saj në muzikë, por edhe për angazhimin e saj ndaj kauzave filantropike, përfshirë fuqizimin e brezit të ardhshëm të udhëheqësve dhe artistëve ballkanikë.

Në këtë event merrnin pjesë edhe një sërë personalitetesh nga bota dhe lidershipi global, përfshirë këtu edhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen. Von der Layen ka publikuar një fotografi me yllin britanik të estradës Dua Lipa, duke shkruar se Lipa “ka një ndikim të madh në botë”.

“Jam shumë e lumtur që kam takuar Dua Lipën. Dua, ti ke një ndikim të madh në botën përreth nesh.

“Me energjinë dhe muzikën tuaj unike, ne të gjithë fluturojmë”, ka shkruar Layen, duke aluduar në një nga hitet më të fundit të këngëtares të quajtur “Levitating”.

Këshillit Atlantik është një organizëm i cili promovon udhëheqjen konstruktive të Shteteve të Bashkuara së bashku me aleatët globalë, i cili është formuar më shumë se 60 vite më parë.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *