DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Xhaketa xhins, protagonistja e vjeshtes

Shpërndaje

Perfekte për të kompletuar veshjet e vjeshtes, por edhe për ta marrë me vete në shumë raste. Po flasim për xhaketën xhins, një veshje që nuk duhet t’i mungojë garderobës, për ta veshur shpesh e me dëshirë për të zgjidhur dilemën e “çfarë do të vesh”.

Po, sepse xhaketa xhins është pikërisht ‘pesha’ e duhur për temperaturat sezonale dhe mund ta veshim nga mëngjesi në darkë.

Pra, bëhet fjalë për një veshje për të cilën mund të investoni me sy mbyllur. Por, si ta kombinoni për një rezultat perfekt?

Ne kemi zgjedhur 4 kombinime; nga mënyra romantike me fustan me lule, tek ai rrok me pantallona lëkure të zeza, duke kaluar tek propozimi me të gjithë veshjen xhins ose tek kombinimi me fustan të bardhë.

 Xhaketë xhins dhe fustan me lule

Nëse jeni duke kërkuar një pamje të freskët dhe romantike gjatë ditës, nuk ka dyshime: zgjidhja perfekte është vetëm ajo. Xhaketë xhins me një fustan me lule, të cilit mund t’i shtoni një çantë lëkure me rrip në sup dhe një palë atlete të bardha.

Xhaketa xhins, protagonistja e vjeshtes 1Xhaketa xhins, protagonistja e vjeshtes 2

Xhaketë xhins dhe panatallona lëkure

Ndër avantazhet e xhaketës së xhinsit ekziston edhe fakti se si të kombinosh një nga veshjet më të vështira (dhe më elegante) në garderobën e femrave: pantallonat prej lëkure të zeza. Vishni një bluzë të bardhë, një palë sandale të larta dhe do të jeni moderne në pikën e duhur.

Xhaketa xhins, protagonistja e vjeshtes 3Xhaketa xhins, protagonistja e vjeshtes 4

Veshje e gjitha xhins 

Një veshje e gjitha xhins më shumë se një tendencë është gjithmonë një siguri e madhe. Ideja është që të zgjidhni një xhaketë xhins , si dhe pantallona e këmishë xhins me nuanca të ndryshme të blusë të kombinuar me aksesorë ngjyrë pastel.

Xhaketa xhins, protagonistja e vjeshtes 5Xhaketa xhins, protagonistja e vjeshtes 6

Xhaketa xhins dhe fustan i bardhë

Xhaketa xhins shkon shumë me një fustan të bardhë. Mjafton pastaj një çantë lëkure dhe një palë syze.

Xhaketa xhins, protagonistja e vjeshtes 7Xhaketa xhins, protagonistja e vjeshtes 8 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *