DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Xhesika berberi rrëfen ëndrrën e fëmijërisë, biznesi që mendon të nis në Amerikë

Shpërndaje

Xhesika Berberi është një modele me një karrierë të suksesshme dhe një nga figurat më të dashura për publikun shqiptar. Së fundmi modelja e njohur në një intervistë ka zbuluar se po planifikon të realizojë një nga ëndrrat e saj më të mëdha, që e konsideron si projektin më të rëndësishëm të jetës.

Xhesika është shprehur se dëshiron që të hap një biznes në Amerikë dhe më pas të përfshihet sa më shumë në kauza  filantropike.

“Që kur kam qenë e vogël kam qenë një biznesmene shumë e suksesshme. Kur isha 10 vjeç qepja fustane për kukulla dhe dilja i shisja tek lagja. Bëja çdo ditë nga 500 lekë të reja dhe ato që fitoja i shpenzoja me shoqërinë e lagjes. Kam dashur gjithmonë që gjërat t’i ndaj me të tjerët. Dua që kompaninë që do hap të jetë e suksesshme, pasi dua të bëj shumë punë filantropike”.  – është shprehur modelja.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *