DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Sport & Fitness

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në ‘’Tokio 2020’’, rrëmben medaljen e Artë Olimpike

Shpërndaje

Pasi mposhti në gjysmëfinale Urantsetseg Munkhat të Mongolisë, xhudistja nga Kosova Distria Krasniqi ka triumfuar edhe në finale duke mposhtur japonezen, Funa Tonaki.

Krasniqi rrëmbeu medaljen e artë në “Tokio 2020”, duke i siguruar Kosovës medaljen e dytë olipike pas asaj të Majlinda Kelmentit në vitin 2016.

“Fitoren ia dedikoj vendit tim, trajnerit, ekipit që më ka ndihmuar dhe normal familjes. Në momentin që fitova, nuk kam besuar që do të vijë kjo ditë kaq me rëndësi për mua që e kam pasur ëndërr tërë jetën”, u shpreh ajo pas fitores.

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në ‘’Tokio 2020’’, rrëmben medaljen e Artë Olimpike 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *