DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Event

‘’Yje në Lëkurs’’, producenti Sokol Guga rrëfen surprizat e spektaklit të muzikës

Shpërndaje

Edhe pse në një vit të vështirë pandemik, Sokol Guga arriti të kurorëzojë me sukses vitin e kaluar projektin e tij artistik ‘’Krishtlindje në Tiranë’’, duke sjellë në kryeqytetin shqiptar edhe aktoren e madhe italiane Ornella Muti.

‘’Yje në Lëkurs’’, producenti Sokol Guga rrëfen surprizat e spektaklit të muzikës 1 Producenti i njohur është në përgatitjet e fundit të projektit të tij më të ri ‘’Yje në Lëkurs’’. Një spektakël pop-klasik që do të sjell një atmosferë të festës dhe artit në Kalanë e Lëkurësit më datën 17 korrik dhe që nën logon e Klan Plus do të vijë në transmetim për të gjithë në datën 24 korrik.

‘’Tenori i famshëm Kastriot Tusha, aktorja Ema Andrea, sopranoja e Filarmonisë së Kosovës Adelina Paloja, këngëtarja Mariza Ikonomi e baritoni, solist i Teatrit Kombëtar të Operës së Baletit të Shqipërisë Armando Lika do të jenë pjesë e kastit të artistëve që do të ngjiten në skenë, por nuk do të mungojnë as surprizat’’- tregon Guga për ‘’Star People’’.

‘’Prej dy javësh jemi shpërngulur në Sarandë ku bashkë me stafin po punojmë që gjithçka të vij e harmonizuar në mënyrë perfekte natën e 24 korrikut’’.

Duket se Saranda nuk është një zgjedhje krejt rastësore për Gugën dhe këtë festë të vërtetë të muzikës  ’’Unë kam dy vjet që mendoj për një program për ta bërë në jug dhe isha i bindur që duhet ta bëja në Kalanë e Lëkurësit në Sarandë. ‘’ – thotë ai.

‘’Yje në Lëkurs’’, producenti Sokol Guga rrëfen surprizat e spektaklit të muzikës 2Lëkurësi është kalaja mesjetare e cila do të mirëpresë jo vetëm turistët këtë vit, por dhe kastin e artistëve të spektaklit “Yje në Lëkurës”

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *