DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Event

Yjet rikthehen në tapetin e kuq të Venecias me hapjen e Festivalit të Filmit

Shpërndaje

Këtë të mërkurë çeli siparin edicioni i 78-të i Festivalit të Venecias, një ndër eventet më të rëndësishme të kinematografisë botërore, cili do të zhvillohet deri në datën 11 shtator.

E veshur me një fustan bardh e zi të Chanel, aktorja fituese e çmimit Oscar, Penelope Cruz udhëhoqi rikthimin e yjeve të filmit në tapetin e kuq të festivalit të Venecias në natën e hapjes dje në mbrëmje, në një kohë kur kinemaja shpreson të shkundni zymtësinë e pandemisë koronavirus dhe të ketë një jetë e zhvillim normal.

Yjet rikthehen në tapetin e kuq të Venecias me hapjen e Festivalit të Filmit 1Ndryshe nga rivali i Kanës, festivali më i vjetër i filmit në botë nuk e debutoi edicionin 2020 për shkak të krizës shëndetësore, ndaj vetëm këtë vit të famshmit po kthehen në bregdetin Lido, në një shfaqje mbështetjeje për një industri të goditur nga Covid-19.

Organizatorët po përdorin një protokoll të rreptë anti-COVID për të ndihmuar në mbajtjen pa probleme të maratonës së filmit 11-ditor.

“Të gjithë kudo janë të etur për t’u kthyer, për t’u rihapur, për të rifilluar, për të publikuar filmat që qëndruan në sirtar për një vit e gjysmë ose ndoshta dy vjet,” tha drejtori i festivalit Alberto Barbera për Reuters.

Dhjetëra yje të Hollywood zbarkuan në qytetin italian për të bërë parakalimet madhështore në tapetin e kuq.

Nata e parë u hap me shfaqjen e Madres Paralelas, vepra e fundit e  Pedro Almódovar, e shoqëruar me muzën Penelope Cruz dhe me shpërndarjen e Luanit të Artë për Roberto Benigni.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *