Zbulohen shkaqet e mosmarrëveshjes mes Zayn Malik dhe Yolanda Hadid
Shpërndaje

Duket se mosmarrëveshja e Zayn Malik me Yolanda Hadid, nënën e partneres së tij Gigi-t, ka ndodhur jo vetëm prej faktit se ajo ka publikuar foto të vajzës së tyre Khai, por edhe sepse sipas burimeve pranë këngëtarit, Yolanda ndërynte vazhdomisht në jetën e tyre, duke prishur kështu harmoninë mes çiftit.
Debati i ashpër mes Zayn Malik dhe Yolanda Hadid thuhet se ka ndodhur pasi ajo ‘hyri’ në shtëpinë e tij dhe Gigi-t në Pensilvani, pa trokitur.
Një burim tha për TMZ se: “Yolanda ndërhynte rregullisht në jetën e tij duke u sjellë sikur të ishte në pronën e vet. Kjo gjë është shqetësuese për Zayn pasi ai priret të punojë natën dhe të flejë për një pjesë të ditës”.
Këngëtari dyshohet se e shtyu Yolandën dhe e quajti atë ‘zuskë’ muajin e kaluar, pasi ishte i mërzitur që ajo ‘po sillej sikur shtëpia të ishte e saj dhe duke injoruar pozicionin e tij si partneri i Gigi-i dhe si babai i mbesës së saj.
Sipas mediave kjo ngjarje ka pasur një ndikim mjaft të madh edhe në marrëdhëniet e këngëtarit me pjesën tjetër të familjes.
“Bella ka pasur një zënkë të madhe me të, ashtu si edhe vëllai i saj, Anwar Hadid. Ata e urrejnë atë që ai i ka bërë motrës së tyre,” -tha një burim për Us Weekly.
Pavarësisht dramës së vazhdueshme, Gigi dëshiron të ketë një marrëdhënie harmonike me Zayn për të mirën e vajzës së tyre.
“Yolanda është shumë e mërzitur me Zayn, por Gigi e ka bërë të qartë se e bija ka nevojë për babain e saj. Gigi do të bëjë gjithçka që mundet për t’u siguruar që ata të bashkëprindërojnë në mënyrë civile,” -tha një burim për People.