DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Zbulohet dokumenti/ Fëmijët kanë dashur të dëshmojnë kundër Brad Pitt në gjyq

Shpërndaje

Procesi gjyqësor për kujdesatrinë e fëmijëve të Angelina Jolie dhe Brad Pitt ka përfunduar, duke konkluduar ne kujdestari te perbashket per te dy prinderit. Por megjithate mediat raportojne se gjithçka ka qenë shumë më e ashpër nga çfarë ne e mendonim dhe eshte pasqyruar me heret ne media. Sipas nje dokumenti te zbuluar së fundmi, tre nga fëmijët e dyshes kanë dashur të dëshmojnë në gjyq kundër Brad Pitt.
“Fëmijët, kujdestaria e të cilëve është në diskutim, janë mjaft të rritur për të kuptuar se çfarë po ndodh. Gjyqi do të ndikojë tek to emocionalisht. Tre nga fëmijët kanë kërkuar të dëshmojnë”, thuhet në dokument.

Ky dokument u paraqit si pjesë e përpjekjes së Jolie për të larguar gjyqtarin John Ouderkerk nga çështja për shkak të lidhjeve të tij me ekipin ligjor të Pitt.

Pas një beteje ligjore prej disa vitesh Brad Pitt-it muajin e kaluar iu dha kujdestaria e përbashkët e fëmijëve të tij me Angelina Jolie. Jolie dorëzoi kërkesën për divorc në vitin 2016 dhe çifti kanë qenë të angazhuar në një betejë kujdestarie që nga ajo kohë.

Nga femijet, vetem Maddox, i cili është 19 vjeç dhe nuk është më minoren, dëshmori kundër Brad Pitt në muajin mars. Madje ai nuk përdor as mbiemrin e Pitt në dokumentet që nuk janë ligjjore, por në vend të tij përdor mbiemrin Jolie.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *