Zbulohet romanca e re e dashurisë e Adele
Shpërndaje

Mediat shkruajne se Adele, ka nisur një romancë të re dashurie. Behet fjale per agjentin sportiv dhe mikun e Jay-Z, Rich Paul.
Pasi dalja e tyre e parë publike bëri bujë në mediat sociale ne korrik te ketij viti, në ndeshjen e 5 të finaleve të NBA një burim konfirmoi për Page Six, “Ata kanë filluar takimet”.
Po kush eshte Rich Paul?
I apasionuar pas basketbollit, Paul anashkaloi pasionet për t’u bërë ‘një sipërmarrës dhe biznesmen’ që qëndron prapa lojtarëve.Ai ka tre fëmijë, por nuk ka qenë kurrë i martuar.
Adele, nga ana e saj, përfundoi divorcin me Simon Konecki në mars të ketij viti. Simon dhe Adele kanë një djalë bashkë të quajtur, Angelo.