Zendaya vesh fustanin e dizenjuar nga stilistja shqiptare
Shpërndaje

Aktorja dhe këngëtarja amerikane Zendaya padyshim është një nga imazhet më influencues të modës kudo në botë ditët e sotme. Jo më kot rastësisht, ylli i showbizit u shpall ikona e modës për vitin 2021. Së fundi, veshja e saj në Londër në premierën e turneut promovues të filmit “Dune” ra në sy dhe u komentua nga mediat.
Për këtë event të veçantë ajo zgjodhi pikërisht një fustan nga stilistja shqiptare, Nensi Dojaka. Fustani është pjesë e koleksionit Pranverë 2022, stili i të cilit është i ngjashëm me krijime të së njëjtës stiliste që ia kemi parë veshur Bella Hadid, Emily Ratajkoëski, Dua Lipa etj.