DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Zgjidh të preferuarën dhe zbulo mesazhin që ka për ty “Dora e Fatimës”

Shpërndaje

1- Energjikë dhe kuriozë

Ju jeni një person i disponueshëm, aktiv, krijues, disi i trazuar, i cili pëlqen të eksplorojë gjithçka që e rrethon. Mundohuni të keni gjithmonë një qëndrim pozitiv. Gjithçka që është e re ju tërheq dhe ju ngacmon: një udhëtim, një punë, një njohje e re.

Mesazhi:

Mundohuni të kontrolloni më mirë intensitetin e emocioneve tuaja, të veproni më pak instiktivisht dhe të reflektoni pak më shumë. Kjo do të shmangë disa zhgënjime dhe do të eleminojë një rrezik të panevojshëm.

2- Besnikë dhe të zellshëm

Të dashur, të sjellshëm, të thellë, me një sens të madh përgjegjësie dhe vlera të patundshme morale: kështu jeni.

Ju ndoshta jeni pak a shumë idealistë dhe shpesh e gjeni veten duke u marrë me një realitet të ashpër dhe ndonjëherë të hidhur.

Mesazhi:

Mësoni se nuk ka të mirë në gjithçka dhe në të gjitha dhe këmbëngulja për ta kërkuar, vetëm shkakton një shpenzim të konsiderueshëm energjie dhe trishtim. Nga disa njerëz është e nevojshme të merret distancë, sepse e mira thjesht nuk ka vend tek ata.

3- Krijues, fisnikë dhe të sinqertë:

Ju karakterizoheni nga një ndjeshmëri e veçantë që ju lejon të vëzhgoni çdo detaj në gjithçka që ju rrethon dhe të lidheni thellë me këdo.

Ju jeni të pajisur me talent të veçantë, që jo gjithmonë e përdorni mirë për shkak të modestisë dhe pak sepse nuk dini t’a njohni si të tillë.

Mesazhi:

Ju duhet të filloni ta vlerësoni veten pak më shumë, të bëheni të vetëdijshëm për shpirtin tuaj të bukur, të guxoni më shumë e të shpreheni më mirë.

4- Pasionantë dhe të vendosur:

Të vendosur, të guximshëm, kurajozë: këta jeni ju.

Ju luftoni shumë për të ndjekur qëllimet tuaja, për të mbrojtur idetë tuaja, për t’u respektuar.

Gjithmonë në ballë kur bëhet fjalë për të ndjekur një kauzë të drejtë, duke ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë, duke mbrojtur më të dobëtit.

Mesazhi:

Ndërsa lëvizni, veproni, luftoni, mos harroni veten, veten tuaj të brendshme.

Jepini vetes momente qetësie dhe vetmie për të marrë frymë thellë, për të dëgjuar nevojat tuaja më të thella, për të ripërtërirë energjinë tuaj të vënë në provë nga stresi i vazhdueshëm.

5- Të sjellshëm dhe paqësorë

Zgjedhja juaj tregon për një person të dashur, të qetë dhe të dhimbsur, që është i dashuruar me familjen e vet.

Ajo që dëshironi është thjesht një jetë e qetë, afërsia e të dashurit tuaj dhe kjo ju çon të shmangni konfliktet dhe të kapërceni ato qëndrime që do të meritonin një qëndrim më të vendosur.

Mesazhi:

Eshtë e kuptueshme që një shpirt i ndjeshëm dhe i sjellshëm si i juaji nuk dëshiron të lëndojë askënd ose të shkaktojë telashe, por ndonjëherë është e nevojshme.

Kjo do t’ju pengojë të përfitoni nga mirësia dhe disponueshmëria juaj, dhe të mos lejoni që të shtypet nga ajo e të tjerëve.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *