Zonja e Parë e Turqisë libër për kuzhinën turke
Shpërndaje

Bota do të ketë një referencë të ndryshme për kuzhinën shekullore turke me një libër të ri gatimi 100-vjeçar, njoftoi të premten Zonja e parë e Turqisë.
Emine Erdogan prezantoi librin e gastronomisë në Twitter pasi ishte nikoqire e një takimi me akademikë në shkencën e kuzhinës dhe shefa të kuzhinave.
Zonja Erdogan theksoi se ”botimi i librit synon të promovojë pasurinë e kuzhinës turke ndërkombëtarisht dhe do të përfshijë kodet kulturore të Turqisë me receta të shëndetshme, tradicionale dhe pa përbërës të dëmshëm”.
Libri pritet të botohet në ditët e para të vitit të ri në turqisht dhe anglisht dhe më vonë do të përkthehet edhe në gjuhë të tjera.