DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Zvicra, vendi me jetesën më të shtrenjtë në Europë

Shpërndaje

Zvicra është në krye të listës së vendeve me jetën më të shtrenjtë në Europë sipas Zyrës Federale të Statistikave.

“Një shportë produktesh që do të kushtonte mesatarisht 100 euro (121 dollarë) në BE, kushton ekuivalentin e 155 eurove në Zvicër” – thuhet në raport.

Sipas agjencisë çmimet zvicerane janë 55% mbi nivelin e BE-së. Po ashtu raporti tregon se edhe çmimi i shtëpive është dyfish më i lartë se në vendet e tjera të BE, ndërsa tarifat e shkollimit shkojnë deri në tre herë më të larta.

Islanda dhe Norvegjia po ashtu renditen ndër shtetet me jetesën më të shtrenjtë ku e njëjta shportë produktesh 100 euroshe kushton përkatësisht 153 dhe 148 euro.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ