DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture Star Event

Zyrtarizohen prezantuesit e festivalit të fundivitit, detajet që duhet të dini mbi netët live

Shpërndaje

”Prisni dashuri dhe muzikë të vertetë!” – Këto ishin fjalët e Ardit Gjebreas në konferencën për shtyp të #Fest60, mbajtur në RTSH.

Arditi rikthehet në këtë festival, pas shumë vitesh, në këtë edicion jubilar të 60-të të Festivalit të Këngës në rolin gjithashtu të dashur për të, atë të prezantimit!

Krah tij në prezantim do të jenë emra të njohur të ekranit, këngëtarja Jonida Maliqi dhe moderatorët Xhemi Shehu, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli.

Kozeta Kurti dhe Zefina Hasani do të jenë pjesë të fjalës së #Fest60 duke qenë bashkë skenariste, të cilat në konferencën e sotme treguan pak nga surprizat e tri netëve.

Nata e parë i dedikohet konkurrimit të 20-të këngëtarëve, nata e dytë nostalgjisë, duke qenë prezent çdo emër që ka lënë gjurmë, në 60 vjet histori dhe nata e tretë, më 29 dhjetor, do t’i dedikohet formatit të Eurovision Song Contest.

Këtë edicion drejtimi artistik i festivalit i është besuar kantautorit Elton Deda, regjia nga Redi Treni dhe në krye të këtij edicioni jubile, në rolin e Drejtorit të Festivalit, do të jetë, zv. drejtori i përgjithshëm në RTSH Martin Leka.

Të 20-të artistët pjesëmarrës, do të prekin provat e para së bashku në ambientet e RTSH, duke mbërritur tek publiku në netët live më 27, 28, 29 dhjetor në Pallatin e Kongreseve.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *